Kryqëzimi Me Nibirun

Текст
0
Отзывы
Читать фрагмент
Отметить прочитанной
Как читать книгу после покупки
Шрифт:Меньше АаБольше Аа

Nasiria – Darka

Fill pasi senatori e kishte ndërprerë bisedën fare shkurt, të tre ngelën për pak çaste duke vështruar ekranin që kishin përpara, i cili shfaqte vizatime abstakte shumëngjyrëshe të lidhur njëri mbi tjetrin në lëvizje pa fund.

«Dhe si i bëhet tani?» pyeti tipi i gjatë dhe i hollë, duke e ndërprerë atë lloj hipnoze kolektive.

«Unë e kisha një ide» u përgjigj ai i shëndoshi. «U bë ca si shumë që nuk vëmë gjë në gojë dhe gjithandej shoh hamburger.»

«E ku mendon që të gjesh tani një hamburger?»

«Nuk kam asnjë ide por di që do më bjerë të fikët nëse nuk ha diçka menjëherë.»

«Po i shkreti ti, tani do të të bjerë të fikët» komentoi ai i holli me një zë prej fëmije. Pastaj ndryshoi tonin duke thënë «Me gjithë ato rezerva që ke vënë në çdo anë do të mundje që të rrije edhe një muaj pa ngrënë fare. »

«Mirë pra, tani ju të dy mjaft më me këto budallallëqe» foli ftohtë gjenerali. «Duhet të studiojmë një plan veprimi.»

«Por unë, me stomak bosh, nuk arsyetoj mirë» ia ktheu menjëherë trashaluqi.

«Mirë atëherë» tha Kembëlli duke ngritur duart në shenjë dorëzimi. «Shkojmë të hamë diçka. Planin do ta studiojmë në tryezën e vogël, aq më tepër që kemi shumë kohë në dispozicion para se senatori të mbërrijë këtu.»

«Kjo është ajo që duhet të thuhet, gjeneral» u shpreh i kënaqur ai trashaluqi. «Di një vend aspak të keq ku bëjnë një gjellë fantastike me mish dashi me patate, karrota dhe bizele, me shije salce curry.»

«Bah, duhet të them se, pas këtij përshkrimi shumë të hollësishëm, edhe mua po më vjen për të ngrënë» foli ai holli ndërkohë që fërkonte duart me shpejtësi.

«Në rregull atëherë, më bindët» shtoi gjenerali duke u ngritur nga karrigia. «Shkojmë, por të përpiqemi që mos të futemi në telashe. Edhe pse me siguri nuk do ta kenë zbuluar akoma, unë në fakt jam një i arratisur.»

«Po pse, ne të dy jo?» ia ktheu ai i holli. «Jemi arratisur nga kampi dhe me siguri që po na kërkojnë gjithandej. Sidoqoftë, për momentin mos ta çajmë kokën fare.»

Pas pak minutave, një makinë e errët ku brenda ishin tre personazhet e dyshimtë, çante vetëtimthi nëpër natë, përgjatë rrugëve gjysëm të shkretuara të qytetit, duke ngritur një re pluhuri të imët dhe të hollë gjatë rrugës.

«Ja pra arritëm, ja ku është» foli ai trashaluqi që rrinte i ulur në sediljen e mbrapme. «Është pak vonë por unë e njoh pronarin. Nuk do të ketë problem.»

Tipi i hollë, që ishte duke ngarë makinën, kërkoi një vend që të mos dukej për parkimin e makinës. Bëri një xhiro rreth e qark godinës pastaj u fut poshtë një tende të pasigurtë të një barake të braktisur. Zbriti shpejt nga makina dhe, me një veprim të kujdesshëm, vështroi me vëmendje gjithë zonën rreth e rrotull. Nuk kishte asnjeri.

Bëri një xhiro të makinës, hapi derën e pasagjerit dhe tha «Gjithçka është e qetë gjeneral. Mund të shkojmë. »

Trashaluqi zbriti edhe vetë nga vetura dhe u drejtua me hapa të shpejtë për nga hyrja kryesore e lokalit. Provoi të rrotullonte dorezën, por hiç. Dera ishte e mbyllur por drita brenda saj ishte ende e ndezur. Atëherë u përpoq që të shikonte vjedhurazi përmes xhamit, por perdet e trasha me ngjyra nuk e lejuan të shihte shumë. Pa humbur më kohë, nisi të trokiste me forcë dhe nuk ndaloi derisa pa një burrë të vogël, me flokë të zeza kaçurrela, që bënte roje nga mbrapa tendës.

«Po ça dreqin...» kishte nisur të thoshte burri i vogël me ton shumë të irrituar, por kur njohu mikun e tij trupmadh, nuk e përfundoi fjalinë dhe hapi derën.

«Ah, qenke ti. Por çfarë bën në këtë orë? Dhe cilët janë këta zotërinjtë?»

«Ej, si je hajdut i vjetër? Këta janë dy miqtë e mi dhe jemi të tre shumë të uritur.»

«Por lokali është i mbyllur, tashmë e kam pastruar guzhinën dhe po bëhesha gati për t’u larguar.»

«Kam mendimin se ky miku im mund të të bindë më mirë se unë» dhe i tundi mu përpara hundës një kartmonedhë njëqind dollarëshe.

«Bah, në fakt... duhet të them se di vërtet si të më bësh për vete» u përgjigj burri i vogël, duke e tërhequr me shpejtësi kartmonedhën nga duart e trashaluqit dhe duke e zhdukur atë në xhepin e veçantë të këmishës. «Hyni, ju lutem» shtoi ai duke e hapur derën tej e tej dhe duke bërë në të njëjtën kohë një gjest kortezie të lehtë. Të tre ata, pasi hodhën një shikim të shkurtër nga mbrapa për t’u siguruar se askush nuk po i përgjonte, u futën njëri pas tjetrit, brenda restorantit të vogël.

Lokali ishtë i përbërë nga dy ambiente dhe nuk dukej se ishte punuar në mënyrë të veçantë. Dyshemeja ishte bërë me tulla të pasheshuara në ngjyrë të errët. Në dhomën më të madhe, tre tavolina të shkurtra të rrumbullakëta, të mbështetura secila prej tyre mbi një tapet të vjetruar dhe me ngjyra shumë të zbehta, ishin rrethuar nga jastëkë edhe ato në gjendje të keqe. Ndërsa në dhomën tjetër, arredimi ishte në një stil pak më oksidental dhe dukej se ishte shumë më “intim”. Perde të mëdha me ngjyra të ngrohta mbushnin të gjitha faqet. Ndriçimi ishte i plotë dhe ambienti ishte padyshim më mirëpritës. Dy tavolina të vogla ishin vendosur tashmë, gati për klientët e ditës së nesërme. Mbi secilën prej tyre një mbulesë jeshile e errët me zbukurime të ndryshme, peceta prej së njëjtës ngjyrë, pjatat njëra sipër tjetrës në qeramikë të çelët dhe me anët prej argjendi, pirunët nga e majta, lugët dhe thikat nga e djathta, dhe në mes, një qiri i gjatë në ngjyrë të verdhë të errët i vënë në një shandan të vogël të gurtë në ngjyrë të zezë.

«A mund të shkojmë andej?» pyeti tipi i shëndoshë, ndërkohë që me dorën e djathtë tregonte dhomën më të vogël.

Pa iu përgjigjur, burri trupvogël me flokët kaçurrela lëvizi beftas drejt sallonit, afroi dy tavolinat, rregulloi karriget dhe, pasi kishte bërë një gjest të këndshëm prej kortezie dhe një gjest të madh dhe të dukshëm me krahë, tha «Ju lutem zotërinj, kështu do të jeni më rehat.»

Të tre u rregulluan në tavolinë dhe trashaluqi i tha «Na përgatisni specialitetin tuaj dhe ndërkohë na sillni tre birra.» Pastaj, pa i dhënë shkas për t’i kthyer përgjigje, shtoi «Mos bëj dredha me mua. E di që ke disa arka të fshehura në ndonjë vend.»

Gjenerali priti deri sa pronari i lokalit të futej në kuzhinë, pastaj filloi të bënte koment mbi bisedën që kishin patur pak më parë. «Senatori është një person i paskrupullt. Duhet të kemi shumë kujdes me të. Nëse diçka do shkojë keq, ai nuk do ngurronte as edhe për një moment të fajësojë ndonjë nga ne për të shpëtuar lëkurën e vet.»

«Do të na eci mbarë» iu përgjigj trashaluqi. «Këtu duket se na duan të gjithë si të marrë, eh?»

«Të mundohemi ta bëjmë punën tonë sa më mirë dhe nuk do të ndodhë asgjë prej gjëje» komentoi ai i holli, që kishte ndenjur në heshtje deri atëherë. «I njoh mirë këta njerëz, nëse nuk do krijojmë probleme dhe do të zbatojmë atë çka na është urdhëruar, do të shkojë gjithçka qetë e qetë dhe secili prej nesh do të ketë shpërblimin që meriton.»

«Po, një plumb mu në mes të ballit» komentoi trashaluqi me qetësi.

«Ec tani, mos ndill tersin si gjithmonë. Deri më tani, ka shkuar mirë gjithmonë, apo jo?»

«Po tamam, deri më tani.»

Ndërkohë, i fshehur në kuzhinë, pronari i lokalit po fliste nën zë në telefon, në arabisht «Është fiks ai po të them.»

«Më duket e pabesueshme që ka ardhur andej nga ty pa eskortën e duhur.»

«Është i shoqëruar nga dy të tjerë. Njërin e njoh shumë mirë dhe jam i sigurt se bën pjesë në ndonjë organizatë të pazakontë që mund të ishte, në njëfarë mënyre, e lidhur me të.»

«A mundesh dot t’i bësh një foto dhe të ma dërgosh? Nuk do doja t’i futesha ndonjë ngatërrese dhe pastaj të marr vesh se bëhet fjalë thjesht për një person tjetër.»

«Mirë atëherë, po shoh se çfarë mund të bëj. Më jep ndonjë minutë kohë.»

Burri mbylli komunikimin, aktivizoi telekamerën në celular, e futi në xhepin e veçantë të këmishës në mënyrë që objektivi të rrinte lehtësisht i zbuluar dhe, mori një tabaka alumini, dhe vuri sipër saj tre gota të bollshme. Hapi tre shishet e birrës dhe i vuri në anë të çdo gote. Ngriti tabakanë me dorën e djathtë, mori frymë thellë dhe u nis drejt tavolinës që ishte zënë nga tre darkuesit.

«Shpresoj që marka t’ju pëlqejë» tha ndërkohë që ndante pijet. «Për fat të keq nuk kemi shumë lloje. Ligjet këtu janë shumë të ashpra përsa i përket pijeve alkolike. »

«Po po, në rregull, mos u shqetëso» foli trashaluqi ndërkohë që kapte një shishe dhe e derdhte në gotë duke e mbushur plot me shkumë.

Atëherë burri, duke bërë shumë kujdes që të pozicionohej mu përpara gjeneralit, mori një gotë, e ktheu pak anash dhe hodhi në të gati gjysmën e shishes. Pastaj duke bërë të njëjtën gjë më atë që kishte i holli, foli «Ja kështu bëhet. Nuk është puna se një iraken i shkretë duhet t’u mësojë tre amerikanëve si hidhet birra, apo jo?»

Një e qeshur buçitëse shpërtheu spontanisht nga të tre darkuesit të cilët, ngritën gotat dhe i tringëllinë me një dolli plot urime të mira.

 

Pronari, pasi kishte bërë po atë shenjë politese, u tërhoq për t’u futur sërish në kuzhinë. Pasi kishte kapërcyer pragun dhe u sigurua se askush nuk po e shihte, kontrolloi celularin e vet për të verifikuar foton që sapo ishte shkrepur. Pamjet ishin pakëz të turbullta por fytyra e gjerë e gjeneralit Kembëll shihej mirë. Dërgoi menjëherë filmimin tek numri që kishte marrë më parë dhe priti me durim. Nuk kaloi as një minutë kur një dridhje e lehtë e telefonit e sinjalizoi për një telefonatë hyrëse.

«Është ai» foli zëri nga ana tjetër. «Maksimumi brenda një ore do të jemi aty. Mos i lër të ikin më përpara për asnjë arsye.»

«Sapo kanë ardhur dhe duhet akoma që të fillojnë të hanë. Keni të gjithë kohën e mundshme» dhe mbylli telefonin.

Anija kozmike Theos – Admirali

Elisa ishte akoma duke kqyrur objektin e vogël dhe të çuditshëm që Azakisi ia kishte lënë në dorë, kur dera e modulit të komunikimit të brendshëm numër gjashtë u hap. Petri, me një pamje padyshim rrezatuese, doli prej andej me celularin e kolonelit në dorë.

«Ia dola mbanë» foli «ose të paktën shpresoj.» Iu afrua shpejt të treve që qëndronin në mes të kabinës së komandimit dhe vazhdoi «Është një sistem padyshim i vjetruar por mendoj se kam identifikuar parimin e funksionimit. U kapa mbas njërit prej atyre satelitëve që rrotulloheshin përreth planetit në një orbitë shumë më të shkurtër nga e jona dhe besoj se tani është e mundur që të realizojmë një “telefonatë”.»

«Je i madh, miku im» u shpreh Azakisi. «Nuk kisha dyshime se do t’ia dilje mbanë.»

«Para se të këndojmë për fitore, të shohim nëse funksionon vërtet» foli Xheku, duke ia marrë celularin alienit nga duart. Koloneli e pa me kujdes ekranin pastaj tha me habi «E pabesueshme, ka tre shkallë sinjalesh.»

«Ec tani, provoje» i sugjeroi Elisa gjithë ankth.

Xheku shfletoi shpejt listën e emrave dhe gjeti numrin e admiralit Uillson. Por para se ta merrte, i hipi një dyshim «Po sa do të jetë ora tani në Uashington?»

«Atëherë, duhet të jetë gati dy e gjysëm e mbasdites» ia ktheu Elisa, pasi i kishte hedhur një shikim orës së dorës.

«Në rregull, atëherë po e provoj.» Xheku mori frymë thellë pastaj shtypi tastin “DËRGO”. Telefoni po binte. E pabesueshme...

Priti me durim dhe vetëm pas ziles së shtatë një zë çjerrës dhe i thellë u përgjigj «Admirali Benxhamin Uillson, me kë po flas?»

«Admiral, jam koloneli Xhek Hadson. Më dëgjoni?»

«Sigurisht bir, fort dhe qartë. Është kënaqësi që të dëgjoj zërin pas kaq shumë kohësh. Gjithçka në rregull?»

«Admiral... Po, po, faleminderit...» Xheku ishte shumë në siklet dhe nuk dinte vërtet se nga t’ia fillonte. «Po ju shqetësoj për një çështje me shumë urgjencë dhe që është me të vërtetë e jashtëzakonshme.»

«Për hir të Zotit, biri im, mos më lër të qëndroj kaq shumë në pritje. Ça dreqin po ndodh?»

«Bah, nuk është e lehtë për t’u shpjeguar. Ju keni besim tek unë, apo jo?»

«Sigurisht që po, ç’është kjo pyetje.»

«Ajo që do t’ju them mund t’ju duket absurde por mund t’ju siguroj se është më se e vërtetë.»

«Xhek, nëse nuk më thua menjëherë diçka, zemra ime e shkretë mund të ndalë së rrahuri.»

«Në rregull.» Koloneli bëri një pauzë të shkurtër, pastaj foli me një frymë «Unë, në këtë moment, gjendem në orbitën përreth Tokës. Jam në një anije kozmike aliene dhe kam lajme të tmerrshme për t’ia komunikuar direkt presidentit të Shteteve të Bashkuara. Ju jeni i vetmi person tek i cili kam besim dhe që mund të më vini në kontakt me të. Ju betohem, për kujtimin e babait tim, që kjo nuk është shaka.»

Kaluan shumë sekonda ku nuk u dëgjua asnjë zë të dilte nga altoparlanti i telefonit. Për një çast Xheku pati frikë se mos admiralit i ra pika. Pastaj zëri i çjerrë nga ana tjetër foli «vërtet që po më merr në telefon prej andej lart? Po si dreqin ia arrite të më marrësh?»

Uillson është një person i jashtëzakonshëm. Në vend që të merakoset për alienët, po pyet se si mundet që të përdoret celulari prej këtej... Fantastike...

«Bah, me teknologjinë e tyre arritën që të bëjnë një lloj lidhje me një satelit për telekomunikacione. Nuk di ç’të të them më tepër.»

«Alienët. Po nga erdhën? E ç’është kjo katastrofë që do të ndodhë? Pastaj pse do të kenë marrë pikërisht ty? »

«Admiral, është histori e gjatë të cilën shpresoj shumë që të kem kohë për t’jua treguar, por tani gjëja më e rëndësishme është që të më vini në kontakt me Presidentin sa më shpejt që të jetë e mundur. »

«Djali im, unë të besoj verbërisht, por, për ta përcjellë një histori të tillë tek Presidenti ynë i dashur, do të më duhet diçka më shumë se thjesht një telefonatë e jotja.»

«E imagjinoja dhe më duket e drejtë» vazhdoi Xheku. «Dhe nëse do të thoja se ju, në këtë moment, jeni ulur mbi një kolltuk ngjyrë kafe të errët dhe keni një kopje të New York Times mbi gju, thëniet e mia do të rezultonin më bindëse?» Petri kishte arritur të identifikonte vendndodhjen e admiralit përmes sinjalit të telefonit të tij, kishte pozicionuar Theosin pikërisht në zenitin e qytetit dhe kishte aktivizuar sensorët me rreze të shkurtër duke i shënjestruar direkt e tek burimi i rrezatimeve.

«Për hir të Zotit» thirri admirali duke kërcyer në këmbë dhe duke rrëzuar gazetën në tokë. «Po si dreqin arrite ta marrësh vesh? Këtu nuk mund të ketë telekamera të fshehura. Zyra ime kontrollohet çdo ditë.»

«Bah, ajo me të cilën po të shoh, nuk është tamam një “telekamerë”. Le të themi se është një sistem vrojtimi absolutisht i jashtëzakonshëm. Gjendemi 50.000 kilometra nga Toka dhe do mundesha të lexoja gazetën tënde pa problem fare. Madje mund t’ju thoja se sa rrahje ka zemra juaj në këtë moment.»

«Po bën shaka, apo jo?»

Xheku i hodhi një vështrim Petrit i cili ndryshoi menjëherë modalitetin e pamjes.

Tani admirali dukej si një figurë e kuqërremtë me disa hijëzime verdhoshe dhe gri të errët. Sipër në të djathtë të ekranit u shfaqën disa numra. Xheku i lexoi dhe vazhdoi të thoshte «Zemra jote po rreh me 98 rrahje në minutë dhe tensioni jot arterial është 135/90 mmHg.»

«Ehh, e di, është pak i lartë. Marr edhe ilaçe për ta mbajtur nën kontroll por jo gjithmonë arrij. E di ti, mosha...» Pastaj, u mendua për një çast dhe tha «Por e gjitha kjo është absolutisht e jashtëzakonshme, është e mahnitshme. Mendon se mund t’ia dalësh të bësh të njëjtën gjë edhe me Presidentin?»

«Mendoj vërtet se po» ia ktheu Xheku duke kërkuar qetësim me vështrimin hedhur në drejtim të Petrit, i cili u mjaftua me një tundje të lehtë të kokës.

«Mund të më sinjalizoje të paktën për ndonjë gjë që do të ngjasë? Duke patur parasysh që kanë prishur terezinë e tyre dhe kanë ardhur prej kushedi se ku për të na e bërë të ditur, duhet të jetë një ngjarje vërtet tepër serioze.»

«Në rregull, më duket e drejtë që ta merrni vesh.»

Elisa po e nxiste që të vazhdonte më tej duke bërë me gjeste të mëdha me duar dhe grimasa të çuditshme me gojë.

«Planeti i tyre është duke iu afruar me shumë shpejtësi planetit tonë. Një nga satelitët e tij, Kodoni më saktë, do të na cekë në më pak se shtatë ditë dhe mund të shkaktojë një sërë përmbysjesh të tmerrshme klimaterike. Madje edhe orbita jonë dhe ajo e Hënës mund t’i ndjejnë pasojat. Mbi planetin tonë, dallgë të pazakonta mund të pushtojnë sipërfaqen e tokës dhe ujërat mund të fshijnë nga dheu miliona e miliona njerëz. Si konkluzion, me pak fjalë, një katastrofë.»

Admirali kishte ngelur pa fjalë. U plandos rëndë mbi kolltukun ngjyrë kafe dhe, me një fije zëri, arriti vetëm të mërmëriste «Ç’do më bjerë pika.»

«Në fakt, miqtë tanë këtu, do të ishin të kënaqur të na vinin në dispozicion një sistem që është në gjendje të frenonte shumicën e pasojave shkatërrimtare por është një proçedurë shumë me rrezik dhe e pa eksperimentuar ndonjëherë më parë. Akoma më tej, edhe nëse gjithçka do të shkonte në më të mirën e varianteve, nuk do të arrijmë të kapërcejmë situatën fare pa pasoja. Një pjesë e ndikimit planetar, edhe pse e vogël, për fat të keq nuk do të mund të shmanget. Kështu që, do duhet të organizohemi për të pakësuar në minimum dëmet dhe humbjet.»

«Biri im» iu përgjigj dobët admirali. «Vërtet mendoj se Presidenti duhet të dijë menjëherë gjithçka për atë që më treguat. Shpresoj vetëm, për ty dhe për mua, që kjo të mos jetë shaka, pasi asnjë prej nesh nuk do t’ia hedhë paq edhe pse, në shpirtin tim, uroj shumë që të jetë shaka. Ndoshta thjesht më ka zënë gjumi mbi kolltuk dhe pas pak do të zgjohem duke u bërë i vetëdijshëm se kjo nuk është gjë tjetër veçse një ankth i frikshëm.»

«Do të më pëlqente shumë edhe mua, gjeneral. Por për fat të keq, kjo nuk është një ëndërr e keqe por e vërteta sade dhe lakuriqe. Kam besim tek ty për ta çuar këtë lajm tek veshi i Presidentit.»

«Në rregull. Më lër vetëm pak kohë për të gjetur kanalin e duhur. Si mund të të kontaktoj?»

«Mendoj se thjesht mund të më marrësh në këtë numër» tha Xheku ndërkohë që hidhte vështrimin nga Petri i cili, me një pamje shumë dyshuese, rrudhte supet. «Duhet të funksionojë» vazhdoi Xheku. «Sidoqoftë, brenda një ore nëse nuk dëgjoj gjë prej teje, atëherë do të të marr vetë, në rregull?»

«Dakord. Dëgjohemi më vonë.»

«Ju falenderoj pa masë» tha koloneli dhe mbylli këtu bisedën. Qëndroi për pak sekonda krejt pa lëvizur me vështrimin të humbur më kot pastaj, i kthyer nga të tre që ishin përqendruar tek lëvizja e tij e buzëve, tha me shumë qetësi «Do të na ndihmojë.»

«Shpresojmë për mirë» ia ktheu Elisa pak dyshuese. «Nuk besoj se do të jetë e lehtë të bindësh Presidentin që ky nuk është bllof.»

«Vetëm ai do mundej që t’ia dilte mbanë në një ndërmarrje të tillë. T’i japim vetëm pak kohë.» Pastaj, i kthyer nga Petri, tha «Me “sensorët” e tu apo çfarëdo mjeti tjetër që do të përdorësh, përpiqu që të realizosh një spektakël të bukur. Duhet t’i çudisim me diçka vërtet të jashtëzakonshme dhe që të mund t’i lërë të gjithë gojëhapur.»

«Do merrem unë me këtë» ia ktheu Petri me një buzëqeshje të djallëzuar. «Efektet speciale natyrisht që nuk na mungojnë.»

«Nëse dëshiron, mund të të tregoj pozicionin e saktë të Shtëpisë së Bardhë, rezidencën zyrtare të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Pentagonit, që është selia e përgjithshme e Departamentit të Mbrojtjes.»

«Pra» foli Elisa duke iu afruar Azakisit «për sa kohë që ju të dy zbaviteni duke na frikësuar ne të gjorët këtu në Tokë, do më pëlqente që ti tani të më shpjegoje se ç’është ajo gjëja e çuditshme që më dhe më përpara.»

«Siç po të thoja, mendoj se mund të jetë zgjidhja e gjithë problemeve që keni me mbetjet.»

«Tani mos do më thuash se do më mjaftonte ta ndizja për të zhdukur gjithë plastikën që është vërdallë, apo jo?»

«Për fat të keq, një gjë të tillë nuk e kemi shpikur akoma por kjo do mund t’ju ndihmonte që ta zëvendësonit.»

«Po të dëgjoj gjithë vëmendje» dhe ia dorëzoi.

«Ky objekt i vogël nuk është gjë tjetër veçse një mini gjenerator i fushës së forcës. Falë një programimi të thjeshtë është në gjendje të marrë çfarëdolloj forme që të dojë.»

«Nuk e kuptova.»

«Tani po ta tregoj. Hape dorën.» Azakisi shtrëngoi me delikatesë katrorin e vogël në ngjyrë të errët midis gishtit të madh dhe atij tregues dhe ia mbështeti në pëllëmbën e hapur të dorës. Nuk kaloi as një sekondë kur, si me magji, një vazo shumë e bukur në mijëra ngjyra iu duk në dorë.

 

«Po ça dreqin...» Elisa e frikësuar, tërhoqi dorën instiktivisht dhe e lëshoi vazon e cila ra në tokë duke kërcyer në mënyrë të çrregullt aty këtu, por pa u thyer dhe, mbi të gjitha, pa nxjerrë asnjë zhurmë.

«Më falni» arriti vetëm të pëshpëriste Elisa me keqardhje. «Vërtet që nuk e prisja» dhe u ul për ta marrë.

E mori, e ngriti sipër kokës dhe filloi ta kqyrte nga të gjitha këndet. Pavarësisht sipërfaqes absolutisht të lëmuar, nuk dukej se e pasqyronte dritën në ndonjë farë mënyre. Në prekje objekti ishte pak më i ftohtë nga ç’e priste dhe nuk dukej të ishte bërë nga ndonjë material i njohur.

«Kjo gjëja është absolutisht e jashtëzakonshme. Por si ia arrite?»

«Është e gjitha merita jote» ia ktheu Azakisi duke i treguar objektin e vogël të zi që ngjante sikur ishte montuar në fundin e vazos. «Është ai që po gjeneron një fushë force të formës që sheh.»

«Dhe do mundje që ta bëje edhe në formën e shishes?»

«Sigurisht» iu përgjigj Azakisi me një buzëqeshje. «Shiko» dhe duke u shprehur kështu, mbështeti nyjën e gishtit tregues mbi katrorin e vogël dhe vazoja u zhduk. E shtrëngoi përsëri duke mbështetur sipër gishtin e madh dhe një shishe elegante në ngjyrë blu prej kobalti, me qafë të gjatë dhe të hollë, u shfaq nga hiçi.

Elisa kishte ngelur me gojë hapur dhe iu desh pak sa ta merrte veten. Pastaj, pa i hequr sytë nga objekti i sapo krijuar, tha me një zë që i dridhej nga emocioni «Xhek hajde, duhet patjetër që ta shohësh këtë.»

Koloneli, që tashmë i kishte dhënë Petrit të gjitha udhëzimet për identifikimin e dy objektivave, u drejtua nga ajo dhe, me hap të qetë, iu afrua. Vështroi i shpërqendruar objektin që mbante në dorë Azakisi dhe, me një pamje të mërzitur, tha «Një shishe? Po ça gjëje do ishte aq interesante për t’u parë?»

«Tamam, një shishe» iu përgjigj Elisa e zemëruar. «Vetëm se deri pak minuta më parë ishte një vazo me ngjyra shumë e bukur.»

«Hajt pra, mos u tall me mua.»

«Tregoja, Zak.»

Alieni zbatoi atë veprim të thjeshtë të njëjtin si më parë dhe këtë herë, midis duarve të tij, u shfaq një sferë e madhe në ngjyrë të zezë si zifti.

«E marrtë djalli» shfryu koloneli duke bërë një kërcim mbrapa.

«Këtë duhet ta njohësh, apo jo?» tha Azakisi, ndërkohë që përqafonte atë top me diametër afro një metër.

«Po, po» foli profesoresha e gjitha e emocionuar. «Është identike me atë që gjetëm të groposur në kamp, brenda asaj enës misterioze prej guri.

«Dhe kishte edhe tre të tjera» shtoi koloneli «që pastaj formuan bazën për zbritjen e anijes.»

«Është fiks kështu» konfirmoi Azakisi. «E lamë neve herën e fundit dhe na shërbyen si referim për të rimarrë ngarkesën me plastikën.»

«Uauu» thirri Elisa. «Tani dalngadalë po qartësohet gjithçka.»

«Më falni për pyetjen e trashë» foli Xheku i kthyer nga alieni. «Por nëse do donim të përdornim këto gjëra si enë, ja të themi për ujë për shembull, do duhet edhe të shpikim një sistem praktik të hapjes dhe mbylljes. Si mund të bëhej?»

«E thjeshtë. Mjafton të përdoret një tjetër dhe ta bëjmë në formën e tapës.»

«Sa budalla që jam. Nuk e kisha menduar» foli Xheku duke i dhënë një pëllëmbë ballit.

«Si i quani këto vegla simpatike?» pyeti Elisa gjithë kureshtje.

«Në planetin tonë emri i tyre është Shanë» iu përgjigj Azakisi ndërkohë që e zhduku përsëri sferën dhe e zëvendësoi atë me katrorin e errët.

«Atëherë ky është një Shan i vogël» tha Elisa duke vënë buzën në gaz, ndërkohë që, duke e mbajtur mes gishtave, e kqyrte me vëmendje. «A mund ta provoj unë për të ndërtuar diçka?»

«Bah, nuk është aq e thjeshtë. Unë ia arrij sepse, për programimin e tij në kohë reale, përdor impiantin tim N^COM. Kështu që, ose ta instaloj edhe një te ty ose përdore...» E ndërpreu dhe u vu të rrëmonte brenda një arke të vogël në krah të panelit. Pas pak sekondash nxori një si tip kokore shumë të ngjashme me atë që kishin përdorur më përpara për frymëmarrje dhe, duke ia lënë në dorë, e mbaroi fjalinë duke thënë «Kjo.»

«Duhet ta vë në kokë?» pyeti Elisa me mëdyshje.

«Sigurisht. »

«Nuk është se kjo gjëja do ma skuqë trurin, ehh?»

Azakisi vuri buzën në gaz. Ia kapi duart butësisht dhe e ndihmoi që ta poziciononte në mënyrën e duhur.

«Dhe tani?»

«Merre Shanin midis gishtave dhe mendo për një objekt të çfarëdo lloji. Mos u merakos për përmasat. Është programuar për të mos u transformuar në asgjë që është më e madhe se një metër kub.»

Elisa mbylli sytë dhe u përqendrua. Pas pak sekondash, një shandan fantastik me tre krahë dhe në ngjyrë të argjendtë u shfaq midis duarve.

«O Zot» u shpreh gjithë habi. «Është absurde. Është e jashtëzakonshme.» Elisa nuk po mundej të mbante emocionet. E vërtiste vazhdimisht objektin mes duarve duke analizuar çdo hollësi të vogël. «Është fiks ashtu siç e kisha imagjinuar. Nuk është e mundur, jam në ëndërr.»

Купите 3 книги одновременно и выберите четвёртую в подарок!

Чтобы воспользоваться акцией, добавьте нужные книги в корзину. Сделать это можно на странице каждой книги, либо в общем списке:

  1. Нажмите на многоточие
    рядом с книгой
  2. Выберите пункт
    «Добавить в корзину»